Futboll Sport

ZYRTRAE/ Bylis “shtrëngon duart” me lojtarin, ikën sulmuesi

Bylis largon sulmuesin Felipe Souza. Ballshiotët nuk kanë pritur merkaton e janarit për të prishur kontratën, ndërsa tregojnë se dëmtimet e shpeshta u bënë shkak për këtë vendim.

Sulmuesi 26-vjeçar u afrua në shtatorin e vitit 2022 te klubi i Bylisit. Ky ishte sezoni i tretë për të, teksa mori minuta si zëvendësues vetëm në një takim.

Njoftimi i Bylisit:

“FK Bylis njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin brazilian, Felipe Souza dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë për 3-sezone. Felipe Souza, u bë pjesë e Bylisit në edicionin 2022-2023, duke spikatur me performancën dhe golat e tij, në Superiore dhe Kategorinë e Parë, por dëmtimet e shpeshta u bën shkak edhe për mbylljen e aventurës si bardhekuq mes brazilianit dhe klubit tonë.

 

 

FK Bylis e falënderon Felipe Souzën për kontributin e dhënë në klubin tonë, duke e lënë të hapur mundësinë e rikthimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen”.

Related posts

U-19/ Gol dhe paraqitje pozitive, lojtari i Shpresave mund Interin dhe shkon në finale

Delo.autor

E PAZAKONTË/ I ftohti polar i afrohet Europës, 5 sfida të Serisë A në rrezik të mos luhen

Delo.autor

PËSON HUMBJEN E PARË NË KROACI/ Fund dramatik për Goricën në kohën shtesë, Doka e “paguan” me karton të kuq

Delo.autor

Leave a Comment