Futboll Sport

BINDET LECCE/ Mesfushori shqiptar transferohet te Napoli

Mesfushori me origjinë shqiptare Luis Hasa është transferuar te Napoli. Klubi napoletan ka bindur Leccen dhe ia ka dalë që të sigurojë shërbimet e Hasës, me lajmin që është ndarë me fansat nëpërmjet kanaleve zyrtare.

“SSC Napoli njofton se ka marrë përfundimisht shërbimet sportive të futbollistit Luis Hasa nga Lecce”, shkruhet në faqen zyrtare të Napolit. Sa i takon shifrave, Napoli ka paguar rreth 500 mijë euro.

Kujtojmë që 21-vjeçari ka qenë pjesë e Juventusit, ndërsa ka hasur vështirësi për të fituar minuta te Lecce.

Transferimi i tij te Napoli është një mundësi e mirë, por te skuadra e Contes, ka mjaft konkurrencë në repartin e mesit të fushës.

Related posts

TMERROHET GATTUSO/ S’ka paqe për MILANIN, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Isa.Autor

MPOSHT ATALANTËN NË BERGAMO/ Juventus ngjitet i dyti, Champions nuk duket problem

F.autor

Zyrtare: Joakim Watzke shef ekzekutiv i Dortmundit deri në vitin 2022

Q.Autor

Leave a Comment