Futboll Sport

MË I PASURI NË BOTË/ Elon Musk dëshiron të blejë Liverpoolin në Premier League

Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të blerë klubin anglez të Liverpool, ekip me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.

“Nuk mund të komentoj për këtë, sepse ata do të rrisin çmimin. Oh po, (ai ka shprehur dëshirë), por kjo nuk do të thotë se ai po e blen”, tha ai.

Kur u pyet nëse blerja e një klubi në Premier League është pjesë e planeve të Elon, Errol u përgjigj: “Atij do t’i pëlqente, natyrisht. Të gjithë do ta pëlqenin, përfshirë edhe mua.

Gjyshja e tij ka lindur në Liverpool, ne kemi të afërm në Liverpool. Dhe ne ishim me fat që dinim shumë për The Beatles sepse ata u rritën me disa nga familja ime”.

“Weekend Sport” pak ditë më parë raportoi se Elon Musk po përgatit një ofertë për të blerë klubin e Liverpool, ndërsa konfirmimi për interesimin vjen nga babai i tij.

Klubi anglez vlerësohet nga “Forbes” rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të “Fenway Sports Group” janë të gatshëm ta shesin. Vlen për t’u theksuar se Musk është njeriu më i pasur në botë.

Related posts

ZYRTARE/ E federoi në momentet e fundit, Kukësi prezanton blerjen e fundit të merkatos

Delo.autor

Chelsea nis kontaktet me Higuain, Sarri do ribashkimin me argjentinasin

Sadik.Autor

Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Isa.Autor

Leave a Comment