Futboll Sport

ÇUDIRA TE MILANI/ Trajneri Conceiçao dhe kapiteni Calabria përplasen fizikisht në fushë

Milani ia doli të merrte tri pikë vetëm në fund, duke përmbysur 3-2 Parmën në “San Siro”. Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe nervat u panë në fundin e sfidës. Trajneri Sergio Conceiçao dhe një nga kapitenët, Calabria, u përplasën fizikisht mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Milanit që situata mos degradonte.

Pas ndeshjes trajneri Conceiçao dha versionin e tij për përplasjen.

“Fusha e futbollit nuk është Kishë që të mbajmë tensionin dhe adrenalinën apo pasionin dhe ku rrihet në heshtje. Gjëra që ndodhin. Nëse im bir sillet keq, une si baba i bërtas. Nëse nuk flas do të thotë që nuk më intereson. Ekipi i futbollit për mua është si familje. I pari që i mbroj jam unë dhe ata më ndjekin. Askush nuk ka dalë të më thotë se nuk i pëlqen mënyra se si stërvis. Por, si çdo ndryshim, kalohet nga tranzicioni, sepse do kohë”, tha trajneri.

Calabria ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Milani, ndërsa rikthimi i Maignan ka bërë që kapiten të jetë portieri.

Related posts

KËRKON KUALIFIKIMIN NDAJ REALIT/ Manchester City duhet t’ia dalë pa futbollistin kryesor përballë “Los Blancos”

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ “Për mbretëreshën për kombin”, anglezët motivojnë “tre luanët”. Finalja “tërbon” mediat (FOTO)

Delo.autor

I RREPTË ME KARTONËT/ Ja arbitri i zgjedhur nga UEFA për sfidën Bajern-Inter

F.autor

Leave a Comment