Futboll Sport

DORTMUND VIJON “RËNIEN E LIRË”/ Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë Frankfurt pësuan humbjen e tretë radhazi në Bundesligë. Ekipi i Nuri Sahin vijon rënien e lirë, për momentin e shohin veten në vendin e 10-të në kuotën e 25 pikëve. Krejtësisht ndryshe është situata në radhët e “shqiponjave”, me Frankfurt që po kalon një moment fantastik, ky ishte suksesi i tretë radhazi që i vendos provizorisht në vendin e tretë.

Pa Omar Marmoush, me egjiptianin që është vetëm një hap larg Man.City, Frankfurt zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë. Ekitike realizoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa në limitet e ndeshjes ishte Hojlund ai që sigloi shifrat përfundimtare në 2-0.Në Gjermani, shtohet gjithnjë e më shumë zërat që flasin për një shkarkim të mundshëm të Nuri Sahin, me Ten Hag që mbetet alternativa kryesore për të marrë vendin e tij në krye të Dortmund.

Related posts

LIVE/ Chelsea-Burnley, Higuain kalon “Blutë e Londrës” në avantazh

Delo.autor

Solskjaer: U përpoqëm por u mposhtëm nga skuadra më e mirë

Delo.autor

WEMBLEY “HAP” DYERT/ Ja sa tifozë do të lejohen për gjysmëfinale dhe finalen e “EURO 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment