Futboll Sport

E PAPRITUR/ Ish-sulmuesi i Egnatias pranë kthimit në Superiore, ofertë nga rrogozhinasit dhe kryeqytetasit

Një emër i njohur mund të kthehet në Superiore gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi azer, Vusal Isgandarli, mund të bëhet përsëri pjesë e kampionatit tonë, një vit pas largimit nga ai me drejtim Bolusporin në Turqi.

Eksperienca e tij në Turqi nuk ka shkuar siç shpresonte lojtari dhe pasi minutazhi i tij në radhët e klubit të Boluspor është reduktuar, ai po mendon largimin në janar. Mediat azere raportojnë se ofertat për të nuk mungojnë, me dy skuadra të Superiores që janë interesuar.E para është Egnatia, skuadra në të cilën ai luajti 18 ndeshje në Superiore duke shënuar 6 gola. Ndërsa skuadra tjetër raportohet se është Tirana, e cila kërkon të përforcojë radhët e saj në janar. Një ofertë zyrtare atij i ka mbërritur edhe nga klubi azer, Kapaz, teksa pritet që sulmuesi të zgjedhë të ardhmen e tij brenda javës së ardhshme.

Related posts

SHUHET LEGJENDA MARADONA/ Ja dedikimi i dy klubeve të Milanos për ikonën e futbollit…

Delo.autor

ZJARRI NË “NOTRE DAME”/ Klubi i PSG-së bën gjestin e madh, dhuron 500 bileta falas për…

Delo.autor

Fansat e Arsenalit GËZOJNË për LENON, por edhe për…të DASHURËN e tij (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment