Sport Të tjera

NBA/ Lakers dominon Wizards, LeBron James protagonist me një “triple double”

Ekipi i Lakers fitoi 111-88 ndaj Washington dhe qëndron në zonën play off në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje pa shumë histori, dominuar nga vendasit, ku u dallua LeBron James me një “triple double” (21 pikë, 10 rebound, 13 asist), ndërsa Davis ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë e 16 rebound.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Denver, që mundi thellë 144-109 Philadelphia. Edhe Nikola Jokic ishte protagonist i një “triple double” (27 pikë, 13 rebound, 10 asist), ndeshje ku u dallua edhe kolektiviteti i skuadrës vendase (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).Zhgënjen sërish Miami, që u mund 116-107 në fushën e tij nga Portland (Simons 24 pikë), ndërsa New York, falë 25 pikëve e 16 rebound të Towns fitoi 99-95 derbin me Broklyn.

Fiton edhe skuadra e Toronto, që mundi 109-93 Orlando, ndeshje ku u dallua Barrett me 19 pikë.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Franca mposht Finlandën, Griezmann “HERO” me dopietë dhe barazon Platini

Delo.autor

U TESTUAN DJE PËR MIQËSORE/ Skënderbeu afron dy lojtarë të rinj, ja emrat

Delo.autor

CUTRONE VAZHDON TË SHFAQË DASHURINË PËR MILAN/ Shikoni çfarë ka bërë së fundmi sulmuesi italian (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment