Futboll Sport

REFUZOI SHQIPËRINË PËR GREQINË/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali

Andrea Ndoj ka lënë grekët e Olympiacos dhe ka kaluar në huazim te Rio Ave në Portugali. Mbrojtësi 21-vjeçar nuk po kalon ditë të mira dhe këtë sezon në elitën e futbollit të Greqisë ka zhvilluar vetëm gjashtë takime.

Tanimë Ndoj do jetë pjesë e një lige të re ku do kërkojë më shumë minuta në pesë muajt që vijnë, për t’u rikthyer në Athinë me bindjen se do ketë më shumë hapësira.

I dalë nga moshat e Olympiacos, Ndoj ka kontratë deri në verën e 2028 me ekipin grek dhe disa muaj më parë cilësohej si një ndër talentet e mbrojtjes, madje në sezonin e kaluar mori minuta dhe një fanellë titullari.

Tanimë duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Ndoj është pjesë e Rio Ave. Emri i tij u lakua shumë fillimvitin 2024, me mbrojtësin që ishte pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe refuzoi ekipin e parë kuqezi, pasi vendosi të përfaqësojë Greqinë. Me ekipin e parë të Greqisë ai ka luajtur dy takime.

Related posts

JUVENTUS-SASSUOLO/ Trajneri Pirlo nis me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PARTIZANI-LAÇI/ Rast i artë për “Demat”, e pabesueshme çfarë ka humbur Solomon (VIDEO)

Delo.autor

Shkëlqeu në Botëror/ Evertoni kërkon të blindojë portierin anglez

Sadik.Autor

Leave a Comment