Futboll Sport

ARMANDO BROJA PËRPLAS DY GRUPE/ E ardhmja e sulmuesit enigmë

Armando Broja do mungojë për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do jetë i gatshëm për Evertonin dhe Kombëtaren. Dëmtimi i ligamenteve të kyçit të djathtë të këmbës ka bërë që lëndimet të jenë një makth i vërtetë për 23-vjeçarin, që vitet e fundit më shumë i ka kaluar në infermieri sesa në fushën e lojës.

Si të mos mjaftonte dëmtimi i ri, Broja duket në udhëkryq për të ardhmen. Me kontratë te Chelsea deri në verën e 2028, sulmuesi luan te Everton në huazim dhe trajneri David Moyes hodhi idenë e rikthimit të tij te klubi mëmë, pasi duket se edhe pasi të kalojë lëndimin koha e rikuperimit do jetë më e gjatë dhe mund të jetë i gatshëm vetëm për muajin maj, kur luhen javët e fundit në Premier League.

Kjo situatë ka bërë që Everton dhe Chelsea të kenë një përplasje në distancë. Lojtari do duhet të rikuperohet dhe deri në fundin e sezonit është pjesë e Everton, ndërsa klubi nga Liverpool dëshiron të heqë përgjegjësitë.Duket se paga për këto muaj është problemi mes Chelsea dhe Everton, që ende nuk e kanë të qartë mënyrën si do të veprojnë me çështjen Broja.

Related posts

Talenti i Ajaxit, Justin Kluivert transferohet në Serie A

Sadik.Autor

SKANDAL/ Ish-mbrojtësi i Anglisë viktimë e koreve raciste gjatë duelit të Kupës së Mbretëreshës, arrestohet një 24-vjeçar

Delo.autor

Botërori 2018/ Tabarez zbulon listën, Uruguaji tremb me sulmin

Sadik.Autor

Leave a Comment