Futboll Sport

REY MANAJ NË FORMACIONIN MË TË MIRË NË TURQI/ Vlerësohet me notën 9.9

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është futbollisti më i vlerësuar i raundit të 21-të në Superligën e Turqisë. “SofaScore” e ka përzgjedhur lushnjarin në sulmin e formacionit më të mirë, duke e vlerësuar me notën 9,9.

Në fitoren e fundit të Sivasspor 5-2 kundër Kayserispor, Manaj i shënoi dy gola dhe asistoi me dy pasime finale për shokët e tij të skuadrës. Krah tij është një emër i njohur, Kristof Piatek.

Kujtojmë se dëmtimi e la për disa javë jashtë fushe sulmuesin kuqezi, ndërsa me rikthimin në fushë ka treguar edhe njëherë se reflekset nuk i kanë humbur.

Related posts

FOTOLAJM/ Pas HAT-TRICK, Messi shfaqet si “TERMINATORI”

Delo.autor

Superkupa e Europës në vitin 2020, UEFA nuk pëlqen “Arenën Kombëtare”

Sadik.Autor

SHORTI/ Shkëndija e Gjokës kundër kampionëve të Sllovenisë

Delo.autor

Leave a Comment