Futboll Sport

Superkupa e Europës në vitin 2020, UEFA nuk pëlqen “Arenën Kombëtare”

Shqipëria vlerësohet për iniciativën e saj të dytë për organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2020, por nuk ka mundur dot ta sigurojë atë edhe në kandidimin e këtij edicioni, UEFA zgjedh stadiumin “Dragão” të Portos. Verdikti më i fundit i KE së UEFA-s nuk ka qenë në favor të kandidaturës së FSHF për “Arenën Kombëtare”.

Sidoqoftë, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë. Kështu në raport me aplikimin e një viti më parë janë evidentuar përmirësime të dukshme, dhe në përfundim të vlerësimit të kandidaturës së “Arena Kombëtare”, në pikësim është pozicionuar në tre vendet e para, duke mbetur një kandidate potenciale për më tej.

Kandidaturat zyrtare për finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020 ishin respektivisht stadiumet:

1.Shqipëria, Tiranë, Arena Kombëtare
2.Bjellorusi, Minsk, Dinamo Stadium
3.Finlandë, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
4.Francë, Nicë, Grand Stade de Nice
5.Izrael, Haifa, Sami Ofer
6.Kazakistan, Almati, Almaty Central Stadium
7.Moldavi, Kishinjev, Zimbru Stadium
8.Irlanda e Veriut, Belfast, Ëindsor Park

9.Portugali, Porto, Dragão 

Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në kandidimin e këtij viti sërish konkuronte me një projekt, pasi “Arena Kombëtare” është ende në ngritje e sipër, në një kohë që impiantet e tjera kanë kohë që mirëpresin ndeshje futbolli. Duke qenë koshientë për një fakt të tillë sërish FSHF vendosi të ishte pjesë e kandidimit, duke plotësuar në kohë të gjithë skedulin e dokumentacionit të kërkuar, për organizimin e një eventi të tillë.

Sidoqoftë, “Arena Kombëtare” do të hapë dyert në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë sërish një kandidate për të mikpritur skuadrat kampione të Europës në një finale Superkupe. FSHF është shumë e angazhuar që të sjellë në kryeqytet një event të tillë dhe për këtë sërish do të futet në garën e marrjes së organizimit të finales, për edicionet e tjera.

Related posts

“MË SHKATËRROI FAMILJEN DHE…”/ Deklarata e Boateng për ish-të dashurën para se ajo të vetëvritej

Delo.autor

E BUJSHME/ Ja DETAJET e kontratës së Higuainit tek Milani, ZBULONI kur DEBUTON sulmuesi

Isa.Autor

PAS LAMTUMIRËS SË CR7/ 17 milionë euro për 24 minuta, Perez bën një tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment