Futboll Sport

“UZUNI QËNDRO”/ Tifozët e Granadas pushtojnë sulmuesin beratas dhe i bëjnë kërkesën e veçantë

Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit.

Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e  tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë premtuar përmirësimin e kontratës futbollistit, por nuk e kanë bërë realitet.

Pas përfundimit të sfidës, teksa sulmuesi beratas po tentonte të dilte nga stadiumi, një numër i madh tifozësh po e prisnin. Ata filluan ti këndonin duke i kërkuar që të qëndronte në ekip. Të gjithë ishin me telefona në duar dhe disa patën mundësinë të bënin edhe fotografi me idhullin e tyre.

Uzuni shkruan si mbishkrim të videos: “Kam dashuri dhe respekt vetëm për personat që dinë të vlerësojnë.

 

 

Whatsapp Image 2025 01 12 At 13.19.11

Related posts

“TËRHEQJA? E DI QË HERËT A VONË DUHEJ TA LIJA FUTBOLLIN”/ Legjenda Totti: Ja 2 gjërat që do t’i zhdukja nga karriera ime

Delo.autor

HIDHET SHORTI/ Ja kundërshtari i Kukësit në Europa League (FOTO)

Delo.autor

“OZIL ËSHTË NJË ARTIST”/ Trajneri Wenger: Nëse ke një lojtar krijues dhe pak mbrojtës, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment