Futboll Sport

VIDEO/ Interi fiton 0-4 kundër Leçes, Asllani dhe Ramadani futen nga stoli

Në “Via del Mare” Leçe vendase u mposht 0-4 nga Interi. Këtë sfidë e nisën nga stoli edhe Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, me shqiptarin e zikaltërve që në fund doli i fituar. Interi dominoi në fushë dhe këtë e tregoi që pas gjashtë minutash, kur Frattesi kaloi miqtë në epërsi. Në fundin e pjesës së parë ishe Lautaro Martinez që dyfishoi shifrat për të qetësuar Inzaghin në stol. Sërish argjentinasi protagonist në minutën e 57-të, teksa asisti i tij u kthye në gol nga Dumfries.

Goli i katërt për miqtë u shënua nga Taremi që në minutën e 61 ktheu në gol penalltinë. Me këtë sukses Interi me 50 pikë qëndron në pozitën e dytë, tre pikë dhe një ndeshje më pak se kryesuesit e Napolit.

VIDEO E GOLAVE

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Barcelona largon yllin, arrin marrëveshjen me rivalët spanjoll…

Delo.autor

Neymar te Real Madrid? Më në fund vendos presidenti Al Khelaifi…

Sadik.Autor

TURQIA LARGOHET ME NDER/ SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

F.autor

Leave a Comment