Futboll

Kuqezinjtë e Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

Shqipëria do të prezantohet në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut këtë vit me dy skiatorë, Erion Tola dhe Suela Mehilli.

Dy skiatorët shqiptarë ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku u shprehën se janë krenarë që do të përfaqësojnë vendin e tyre në këtë olimpiadë dimërore.

“Është krenari për ne të ty që do të përfaqësojmë Shqipërinë. Në Itali jetojmë në një resort ky skitë janë biznesi kryesor. Gjatë gjithë vitit unë merrem me ski. Puna është edhe pasioni jonë dhe këtë ta dhuron vetëm sporti”, u shpreh Tola.

Ndërkohë skiatorja Suela Mehilli rrëfeu për aventurën olimpiadën e zhvilluar në Sochi të Rusisë.“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Ishte një objektiv që e kisha shumë e vogël”, tha Suela.

Më tej, Erion Tola thotë se është krenar jo vetëm për pjesëmarrjen në olimpiadën e Koresë, por edhe se ka qenë ai sportisti i parë shqiptar që ka dërguar vendin e tij në një olimpiadë.

“Në një olimpiadë dimërore Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 2006 në Torino, falë meje dhe unë për këtë jam i lumtur”, tha Tola.

 

Related posts

“DJAJTË E KUQ” HUMBËN SHPRESAT PËR CHAMPIONS/ Neville “shpërthen”: Ekip i tmerrshëm, ja çfarë duhet të bëjnë

Delo.autor

FRIKË TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ COVID-19 prek dhe futbollistin e katërt të Klopp, ja emri…

Delo.autor

MOTI I KEQ/ Dëbora mbulon stadiumet, anulohen 4 ndeshje. Ja sfida e vetme që do të luhet sot… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment