Futboll Sport

ZYRTARE/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh

Sean Dyche nuk është më trajner i Evertonit. Në një komunikatë klubi nga Liverpool njoftoi të enjte shkarkimin e trajnerit dhe bëri të ditur se ish-kapiteni dhe trajneri i ekipit U-18, Leighton Baines, si dhe kapiteni aktual i ekipit, Seamus Coleman do të marrin përkohësisht drejtimin e ekipit të parë.

Ky njoftim erdhi vetëm pak orë para se Everton të fitonte 2-0 kundër Peterborough në FA Cup. Paulo Fonseca, José Mourinho dhe David Moyes janë disa nga emrat që po përmenden për të marrë drejtimin e ekipit historik anglez.

Dyche ishte pjesë e ekipit që nga shkurti i 2023 ku qëndroi në stol për 84 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 26 fitore, 26 barazime dhe 32 humbje.

Më shumë shanse për të marrë drejtimin e Everton ka David Moyes. Kujtojmë se pjesë e Bluve është edhe Armando Broja që të enjte u dëmtua rëndë dhe doli me barelë nga fusha në FA Cup.

Related posts

STATISTIKAT/ Bajerni i pathyeshëm dhe me historinë në krah, rekorde dhe gola për titullin kampion

F.autor

INTER SHPËRDORON NJË THESAR NGA PËRMBYSJET/ Duhen kampionë që mbyllin llogaritë dhe një stol në lartësi

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Ronaldo “infekton” shokët e skuadrës ende pa debutuar, Lingard feston me “SIU” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment