Boks Sport Të tjera

BOKSI VESH LONDRËN KUQEZI/ Hysa nokaut rivalit që provokoi me flamur! S’fal as Bermeta, renditje historike për 33-vjeçarin

Nelson Hysa do të vijojë të jetë kampioni i Europës në boks për peshat super të rënda. Boksieri shqiptar arriti të mbronte titullin në federatën WBO, duke mposhtur me nokaut në raundin e 3 kundërshtarin nga Maqedonia e Veriut, Todorche Cvetkov, i cili më herët kishte provokuar në bazë të nacionalitetit.

Përballja në ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës pati pak histori, pasi 40-vjeçari nga Shkodra e dominoi plotësisht, për të ardhur deri tek raundi i 3 kur maqedonasi vendosi të tërhiqej. Për Nelson Hysën kjo ishte fitorja e 20 në 20 ndeshje në boksin profesionist, teksa 18 prej tyre kanë ardhur me nokaut. Falë këtij suksesi të madh, në sytë e shumë shqiptarëve të cilët kishin shkuar për t’i ndjekur, Hysa mban vendin e 25 në botë në kategorinë e tij nga 1547 boksierë që janë gjithsej.

Fitore me nokaut po në raudin e 3 arriti edhe boksieri tjetër shqiptar Alban Bërmeta. 33-vjeçari grushtoi rivalin e tij nga Bosnje-Hercegovina Mirsad Cebo, i cili kishte një eksperiencë të gjatë në boksin profesionist me 26 ndeshje, 22 prej të cilave fitore.Megjithatë në Londër triumfues ishte boksieri tiranas, i cili siguroi fitoren e 19 në boksin profesionist nga 20 gjithsej. 1 prej tyre e mbyllur në barazim. Bermeta është edhe boksieri shqiptar me renditjen më të lartë në ‘boxrec’, pasi renditet i 18 nga 1729 pjesmarrës në peshat e mesme.

Related posts

KËRKOHEJ NGA SHUMË KLUBE/ Valencia “blindon” talentin 18-vjeçar, kontratë 6-vjeçare dhe klauzolë rekord prej…

Delo.autor

TARE NË HALL/ Mourinho në Podgoricë, ndjek nga afër dy futbollistët SERB

Isa.Autor

“KAM NDËRHYRË TEK INFANTINO TË JAPË “TOPIN E ARTË”/ Rummenigge: Formati i ri është super, “Pleshti”…

Delo.autor

Leave a Comment