Futboll Sport

DY ASISTE NGA MESSI/ Inter Miami e nis me barazim sezonin e ri

Inter Miami e ka nisur sezonin e ri të MLS me një barazim 2-2 ndaj New York City. Protagonist ishte Lionel Messi, i cili dhuroi dy asiste për ekipin nga Miami.

Në minutën e pestë, një kombinim mjaft i bukur i Albës me Messin, me “pleshtin” që më pas shërbeu mjaft mirë për Aviles, që dërgoi topin në rrjetë.Të besuarit e Javier Mascheranos pësuan dy gola, përkatësisht në minutat 26’t dhe 55’, nga Ilenic dhe Martinez.

Në minutën e 100-të, Messi lëvizi bukur dhe me një top maestral nxorri para porte Segovian, për të sigluar shifrat përfundimtare në 2-2.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Griezmann prezantohet tek Atletiko, një numër i ri mbi supe për yllin francez (FOTO)

Delo.autor

Ngjallet garda e vjetër e huliganëve anglezë: Rusi bëhu gati, po vijmë!

Sadik.Autor

Armando CUNGU flet për herë të parë pas rikthimit tek KUKËSI: “Një dashni e vjetër për mua”

Isa.Autor

Leave a Comment