Futboll Sport

INZAGHI NË ALARM, DËMTOHET EDHE ZELEWSKI/ Interi kundër Lazios luan me Asllanin në regji

Interi dhe Lazio luajnë të martën në orën 21:00 për çerkfinalet e Kupës së Italisë. Sfida e “San Siros” duket se do jetë me probleme për trajnerin Simone Inzaghi, që sheh Zalewskin të dëmtuar për dy javët në vijim për shkaqe muskulore. Ndërkohë nga ana tjetër pritet që Kristjan Asllani të drejtojë mesin e fushës në vend të Calhanoglu.

Inzaghi duket se do bëjë një rotacion në Kupë për t’i dhënë mundësi lojtarëve që nuk kanë marrë minuta. Pasi zikaltërit siguruan vendin e parë të Serie A, Inzaghi do lërë pushim thuajse gjithë ekipin, veç Pavard, Dimarcos dhe Mkhitaryan.

Pas paraqitjes së mirë kundër Genoas mes shtyllave do jetë spanjolli Josep Martinez, teksa para tij Pavard, De Vrij dhe Bisseck. Dimarco dhe Darmian do formojnë krahët e mesit të fushës, për t’i lënë vendin në regji Kristjan Asllanit. Së bashku me të edhe Zielinski dhe Mkhitaryan.

Në sulm pritet një rotacion total me Taremi dhe Arnautovic krah njëri-tjetrit.

Related posts

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme, Shaparenko ndëshkon Francën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Petit: Guardiola kishte probleme me holandezët kur luanim te Barcelona

Q.Autor

NUK PO GJEN HAPËSIRA TE ROMA/ Kumbulla kërkohet me ngulm nga skuadra e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment