Futboll Sport

EURO 2027 NË SHQIPËRI DHE SERBI/ Duka: Më shumë se futboll, thyejmë barrierat mes dy popujve

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëherazi një nga zv.presidentët e UEFA-s, Armand Duka foli pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i dha dritën jeshile bashkorganizimit nga Shqipëria dhe Serbia të Euro 2027 për 21-vjeçarët.

Armand Duka tha se një turne i tillë do jetë më shumë se futboll, ndërsa do thyhen barrierat mes dy popujve.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”, tha kreu i FSHF-së.

Duka u ndal edhe te modernizimi i infrastrukturës sportive.

“Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”, tha Duka.

Related posts

“GALAKTIKËT” ME MUNGESË NDAJ UNION BERLIN/ Në “listë” shtohet dhe Dani Carvajal

F.autor

NDARJA NGA JETA E MARADONËS/ Detektivi i punësuar nga Sevilla për ta spiunuar: Bënte gjëra absurde

Delo.autor

Locatelli në ‘hije’, mund të huazohet tek një tjetër klub të Serie A

Q.Autor

Leave a Comment