Futboll Sport

KOLO MUANI BIND JUVENTUSIN/ Strategjia e bardhezinjve për sulmuesin, detajet

Një muaj mjaftoi për t’i bindur të gjithë. Randal Kolo Muani është sulmuesi i duhur për Juventusin. Klubi bardhezi tashmë ka nisur kontaktet me PSG-në për ta mbajtur lojtarin në Torino për një kohë të gjatë.

Plani i drejtorit teknik Cristiano Giuntoli përfshin një huazim prej 5-6 milionë euro, që përfshin blerjen e detyrueshme duke filluar nga viti 2026.

Një operacion i ngjashëm me ato të Michele Di Gregorio dhe Nico Gonzalez. Strategjia e Juventusit është e qartë, vlera e Kolo Muanit për PSG-në do të bjerë nga 57 milionë në 38 milionë në vitin 2026, duke e bërë më të lehtë një operacion prej 50 milionësh.

Një marrëveshje që do të garantonte një fitim kapital për klubin parisien dhe, në të njëjtën kohë, do i siguronte Juventusit një top lojtar.

Related posts

REVISTA AMERIKANE/ “FORBES” zbulon sportistët më të paguar në vitin 2018 (FOTO)

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ky njeri nuk di të ndalet, Liverpool në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Milan, Gattuso zgjedh kush qëndron dhe kush largohet në merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment