Futboll Sport

GOLAT/ Ishi i Partizanit deçiziv, futet nga stoli dhe ‘vulos’ ndeshjen! Genoa ‘përmbyt’ 2-0 Venezian

Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënë raundin e 25-të. Në stadiumin ‘Luigi Ferraris’ vendasit e Genoas fituan 2-0 kundër Venezias, duke bërë që miqtë të mbeten në fundin e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa deçizive ishte minuta e 60-të kur për Genoan në fushë u fut Caleb Ekuban për të dëmtuarin Vitinha. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligë diti të merrte momentin dhe dhuroi dy asiste për të nxjerrë te goli Pinamontin në minutën e 82 dhe Cornet në të 86 minutë.

Pas këtij suksesi Genoa me 30 pikë merr vendin e 11-të, duke lënë Venezian në pozitën e parafundit (19) me vetëm 16 pikë dhe 15 humbje sezonale. Vendi i parë në Serie A mbahet nga Napoli me 56 pikë, ndjekur nga Interi me 54 pikë, Atalanta me 51 dhe Juventusi me 46 pikë.

Related posts

(VIDEO) Celta Vigo befason Barcelonën, barazohet rezultati

Q.Autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË FRANCE/ Leonardo gati akordin me problematikun dhe “asin” e Marseille…

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez bën ligjin në Gjermani, pole-position i 9-të radhazi

Isa.Autor

Leave a Comment