Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur ndeshjet e para çerekfinale, ndërsa takimet e kthimit do luhen më 26 shkurt. Nëse më herët ishin zhvilluar tre duele, të enjte Dinamo u mposht 0-2 nga Skënderbeu.

Në “Elbasan Arena” ishin miqtë nga Korça që fituan me dy gola dhe befasuan një nga ekipet pretendente për titullin kampion dhe trofeun e Kupës këtë edicion. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Charles zhbllokoi gjithça në minutën e 51. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Lorran që shënoi autogol, për avantazhin e dyfishtë të korçarëve. Kështu, në ndeshjen e kthimit ekipi i Ernest Gjokës shkon me dy gola epërsi.

Në sfidat e tjera vetëm Egnatia duket se ka hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale, teksa përballjet e tjera janë të hapur dhe nuk prodhuan gola.

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal – Ndeshjet e para:

E mërkurë, 05 shkurt 2025

13:30 Bylis 1-3 Egnatia

13:30 Laçi 0-0 Partizani

17:00 AF Elbasani 0-0 Vllaznia

E enjte, 06 shkurt 2025

17:00 Dinamo 0-2 Skënderbeu

Shënim: Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 26 shkurt

Related posts

HABIT Evra/ Nëse Ronaldo ju fton për të ngrënë në shtëpi, mos shkoni…

Sadik.Autor

“TANI LUAJ NË MBROJTJE”/ Panuçi “hap kartat”: Asani i Partizanit mund të bëjë punë, Hafizin do e marr në…

F.autor

PAS DERBIT/ Plas sherri jashtë stadiumit, Tifozët…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment