Futboll Sport

STATISTIKAT E BARDHEBLUVE/ Tirana më keq edhe se në sezonin e rënies

Sa javë janë luajtur, po aq pikë ka grumbulluar edhe Tirana. Bardheblutë ndodhen në kuotën e 26 pikëve dhe në një situatë të errët këtë sezon, duke rikthyer edhe njëherë “makthet” e kampionatit të vitit 2016-2017, ku kryeqytetasit e panë veten një kategori më poshtë.

Nëse bëjmë një krahasim të thjeshtë, Tirana e atij viti pas 26 ndeshjeve të luajtura kishte 30 pikë, katër më shumë sesa bardheblutë e së tashmes. Renditej në vendin e gjashtë dhe jo të nëntë, duke pësuar 11 gola më pak dhe sërish fundi ishte tragjik. E ndodhur në një labirint ku rrugëdalja e vetme janë pikët maksimale, sidomos me rivalët direkt që duhet të ndalen, ekipi i Shkëmbit të rikthyer duhet të japë 200 përqind për të mos përsëritur të njëjtën gjë të 8 viteve më parë, edhe pse këtë radhë arbitrimi nuk e ka me shumë sy të mirë.

SEZONI PROBLEMATIK Dielli duket që në mëngjes dhe krijimi i skuadrës të këtij sezoni u bë nga një buxhet i reduktuar, jo i njëjtë me atë të sezoneve të kaluar. Këtë e reflektoi edhe eliminimi i shpejtë nga turet kualifikuese në Europë që për pasojë nuk solli shumë të ardhura në arkat e klubit dhe këtu nisi edhe kalvari i problemeve. Rezultatet pozitive në mungesë dhe barazimet e shpeshta sollën edhe largimin e Shkëmbit nga posti i trajnerit, përpos zvarritjeve me punën e stadiumit, ku Tirana duhet të gjente fushë të lirë kudo në Shqipëri për të zhvilluar ndeshjen e radhës.

Ardhja e Maganit nuk e ndryshoi këtë situatë, por përkundrazi, ajo u përshkallëzua dhe tashmë bardheblutë që rikthyen sërish trajnerin e fillim sezonit, e shohin veten seriozisht të rrezikuar dhe shifrat nuk janë në favorin e tyre. Dueli i radhës do t’i shohë atë në derbin kundër Dinamos, me “nëndetësen” që nuk ka futur ujë në dy takimet e para kundër Tiranës këtë sezon.dgfhh

Related posts

“ICARDI NUK DO LUAJË MË PËR INTER”/ Cassano: Argjentinasi do blihet nga skuadra e…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Boksieri Marku anulon ndeshjen e 30 janarit, ja arsyeja… (FOTO)

Delo.autor

HARMONI TOTALE/ Milani përgatitet për Napolin: Çalhanoglu mbledh ekipin në PISHINË

Isa.Autor

Leave a Comment