Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Dy ish të Superiores i japin fitoren e radhës Dritës, tani Ballkani i Shehit është 10 pikë larg

Skuadra e Dritës vazhdon të marshojë e qetë drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës. Fitorja e radhës tashmë ka shtuar diferencën me ndjekësit më të afërt, duke i dhënë siguri për javët e mbetura të këtij kampionati.

Në ndeshjen e sotme, Drita përballej me Suharekën, një skuadër e cila ka shfaqur shumë ambicie. Por dy ish të Superiores si Besnik Krasniqi dhe Rron Broja shënuan në secilën pjesë të ndeshjes dhe i dhanë suksesin 2-0 Dritës, e cila u ngjit në kuotën e 47 pikëve pas 21 javësh, 10 më shumë se Ballkani ndjekës.

Ndërkohë, Malisheva e vendit të tretë humbi përsëri pikë, teksa u ndal në barazimin pa gola nga Llapi i vendit të parafundit në renditje

Related posts

Kroacia fton heronjtë e 1998-ës për finalen, në Moskë shkon edhe një SHQIPTAR

Isa.Autor

ZYRTARE/ Elbasani godet në merkato, verdheblutë prezantojnë sulmuesin e ri

F.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Trajneri Guardiola do patjetër Champions-in, ofertë 2+1 vjeçare Sergio Ramos

Delo.autor

Leave a Comment