Futboll Sport

ZYRTARE/ Bekim Balaj rinovon me Vllazninë

Sulmuesi Bekim Balaj do jetë pjesë e Vllaznisë të paktën deri në verën e 2027. Klubi shkodran dhe sulmuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar me bashkëpunimin.

‘KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj’, njofton Vllaznia.

Balaj numëron 14 gola të shënuar këtë sezon, në 24 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit shqiptar. Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpall lojtari më i mirë në Superligë për vitin 2024 dhe fitoi Topin e Artë.Edhe pse 34 vjeç, ai është në formë shumë të mirë dhe mban shiritin e kapitenit. Objektivi i madh për këtë sezon është titulli kampion që Vllaznia e ka fituar për herë të fundit në vitin 2001.

Related posts

Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”, Shqipëria mundet minimalisht

Sadik.Autor

Dhunë ndaj arbitrit, në Vlorë zbarkojnë krerët e Policisë së Shtetit

Sadik.Autor

VITI MBYLLET KEQ PËR SHEVAN/ E pëson edhe nga COVID-19. Një tjetër legjendë e Milanit merr drejtimin e Genoas

Delo.autor

Leave a Comment