Futboll Sport

“ATA QË S’MË PËLQEJNË, DO MË SHOHIN PRAPË KËTU”/ U mor vesh kujt ia çoi Ronaldo këtë mesazh (FOTO)

Cristiano Ronaldo ishte një ndër tre kandidatët e përzgjedhur nga UEFA, për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Në një moment gjatë ndarjes së çmimeve Ronaldo dhe Messi u morën në intervistë nga prezantuesja.

Një nga pyetjet që ajo i bëri “yllit” portugez, ishte se: a do të tërhiqej nga futbolli kur ta bënte Messi?

Ronaldo u përgjigj: “Leo është dy vite më i ri se unë, por mendoj se dukem mirë për moshën që kam. Jam këtu, shpresoj të jem përsëri këtu edhe vitin tjetër, apo pas dy vitesh, kështu që të gjithë ata që nuk më pëlqejnë do të më shohin përsëri këtu”, ishin fjalët e Cristianos.

Mirëpo ajo që ngeli në mendjen e të gjithëve ishte fjali e fundit, ku ai u shpreh se të gjithë ata që nuk më pëlqejnë do të më shohin sërish këtu.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Ronaldo këtë deklaratë e ka bërë drejtpërdrejtë për Jose Mourinhon, me të cilin tashmë ka një armiqësi të hapur.

Mourinho dhe Ronaldo dikur kishin një miqësi shumë të ngushtë.

CR7-ta ishte shprehur se Mourinhon si baba, por më pas mes tyre pati një ftohje, deri sa në ditën e sotme nuk flasin më me njeri- tjetrin dhe dashuria e tyre ka kaluar në urrejtje.Image

Image

Related posts

TRADHËTON ARGJENTINËN/ Maradona zgjedh ekipin e tij më të mirë

Delo.autor

PO MAHNIT/ Sulmuesi SHQIPTARË shënon SUPERGOL në Europa League (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ LUKAKU jep lajmin E KEQ, askush nuk e ka pritur këtë VENDIM

Isa.Autor

Leave a Comment