Futboll Sport

E TRISHTË/ Gazetaria sportive në zi, ndërron jetë Saimir Demi

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën.

Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite. Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!

Related posts

Empoli ruan kryesimin, Palermo nuk gabon në shtëpi, Llullaku-Vajushi në stol

Sadik.Autor

TRANSFERIMI TEK MANCHESTER UNITED/ Babai i Van de Beek: S’pushon telefoni, bëmë gjithë fshatin krenar

Delo.autor

FIORENTINA SHKËLQEN NË KUPËN E ITALISË/ Tifozja SEKSI feston duke u ZHVESHUR në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment