Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Dede: Ishte një ndeshje e vështirë, më vjen keq që arbitri…

Nevil Dede është shprehur se Tirana po rritet nga ndeshja në ndeshje, teksa këtë e tregoi edhe sot në barazimin pa gola ndaj Partizanit. Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, tekniku bardheblu u shpreh se i vjen keq që arbitri nuk e akordoi penallti rastin e Muçit në fund të ndeshjes.

Ndeshja– E kam thënë edhe në ndeshjet e kaluar që skuadra po rritet. Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka kohë që stërvitet me grupin më të plotë, ne kemi pasur mungesa. Lojtarët sakrifikuan shumë dhe meritojnë komplimente.

Skema– është një ide që ne e kemi provuar edhe me Bylisin. Kjo skuadër mund të japë edhe me këtë skemë. Besoj deri diku bëmë mirë, por e mira s’ka fund. Besoj që ishim me potentë në fushë, kërkuam më shumë, zotëruam pjesën më të madhe në fushë.

Muçi– Unë mendoj se treshja e sulmit bënë mirë. Kemi një skuadër të re. Po përpiqemi t’i japim zemër këtyre lojtarëve. Nuk vertikalizuam në situata të veçanta. Muçi e bëri punën e tij.

Rasti në fund- Nuk do them gjë për arbitrin, ishte një ndeshje korrekte. Më vjen keq që arbitri e gjykoi ndryshe. Por siç gabojnë lojtarët gabojnë edhe arbitrat. Njerëz jemi të gjithë.

Sulmi– Danso bëri mirë vetëm presionin. Por në pjesën tjetër ku dinamika e ndeshjes mund të ndryshojë ne nuk bëmë mirë. Muçi dhe Danso mund të bënin më mirë. Më vjen keq për djemtë për atë që dhanë në fushën e lojës. Duhet të kemi më shumë ikë, barazimi nuk lë shije të mirë. U munduam që të mos gabon im dhe mendoj se 90% të rasteve ishim në ekuilibër. Presionet e Partizanit në fillim të pjesës së dytë na vunë në vështirësi. Diferencat janë të vogla dhe një detaj bën ndryshimin.

Related posts

Pas humbjes turpëruese nga Franca, Bonucci befason me deklaratën e tij

Sadik.Autor

Roma – Atalanta, publikohen formacionet zyrtare. Berisha titullar (FOTO)

Q.Autor

Levante “blindon” Bardhin/ “Snajperi shqiptar” zgjat kontratën deri në vitin…

Isa.Autor

Leave a Comment