Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, Vora e Flamurtari ‘luftë’ për kreun! Rezultatet dhe renditja pas raundit të 25-të

Këtë të diel (02 mars) Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur raundin e 25-të, me një ndeshje të mbetur në program. Në stadiumin e Vorës, Erzeni që luante si vendas mposhti 2-1 Valbonën.Shijakasit kaluan në epërsi pas 27 minutash me golin e Bespallov, para se Yokochi të barazonte në fundin e pjesës së parë. U desh minuta e 77-të që Baruti të “ndizej” dhe Erzeni të gjente golin e tri pikëve, për fitoren e dytë sezonale.

Paçka suksesit, Erzeni me 11 pikë mbetet në vendin e fundit, teksa Valbona në të parafundit. Renditja kryesohet nga Vora me 63 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 59 pikë.

Kategoria e Parë, raundi 25-të:

E premte, 28 shkurt 2025 -14:00

Flamurtari 4-1 Korabi

Pogradeci 2-2 Lushnja

E shtunë, 01 mars 2025 – 14:00

Besa 2-0 Apolonia

Burreli 1-0 Kastrioti

Vora 1-0 Kukësi

E diel, 02 mars 2025 – 14:00

Erzeni 2-1 Valbona

Related posts

LIVE/ Mbyllet Real Madrid-Sociedad. Rezultati 3-1

Delo.autor

Spektakël në derbin e Londrës/ Treshja spanjolle e CHELSEAS “fundos” ARSENALIN (VIDEO)

Isa.Autor

NGA DONNARUMMA TEK MESSI/ Ky formacion i PSG-së pritet të jetë i jashtëzakonshëm për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment