Futboll Sport

“KUR ZGJODHA SHQIPËRINË, MORA…”/ Kumbulla: Asllani unik, nuk kam parë lojtar si ai

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla nuk hezitoi të fliste për Kombëtaren, në një intervistë të dhënë së fundmi. Kumbulla, gjithashtu tregon edhe vështirësitë që ka hasur familja e tij.

Ndër të tjera, ai jep mendimin e tij për mesfushorin kuqezi, Kristjan Asllanin.

“Çfarë do të thotë për ty të luash për Shqipërinë? Kur e zgjodha mora shumë përzemërsi, në Shqipëri patriotizmi është i fortë. Babai im erdhi në Itali rreth 30 vite më parë dhe u vendos në Peschiera.

Më pas mbërriti nëna ime dhe vëllezërit e mi. Nga muratorëm ata hapën një kompani ndërtimi dhe një restorant. Ne jemi rritur këtu dhe jemi të gjithë krenarë për rrugën tonë.

Një mendim për Kristjan Asllanin? Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai që bën goditje me të dyja këmbët dhe nuk vihet re ndryshimi. Asllani thjesht duhet të rritet më tej dhe të gjejë besimin e Interit”, shprehet Kumbulla.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Euro 2021, fati u jep një shans të dytë të gjithë yjeve të dëmtuar

Delo.autor

BARCELONA NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Suarez (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS-ATALANTA/ Pritet të luhet finalja e Coppa Italia. Nga Gjimshiti tek Ronaldo, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment