Futboll Sport

MAKTHIT I VJEN FUNDI/ Paul Pogba përmbush dënimin dhe kërkon rikthimin në fushë

Paul Pogba mund të rikthehet të luajë për një ekip, pasi pezullimi për doping skadoi më 11 mars. I pezulluar prej shtatorit 2024, francezi sheh ‘dritë në fundin e tunelit’.

Pogba dëshiron të lërë pas zhurmën e skandalit dhe të rifillojë karrierën e tij, megjithatë, rrethanat nuk janë të favorshme.

Me dënimin që tashmë ka përfunduar, mesfushori po studion alternativat për të ardhmen. Transferimi në një skuadër europiane duket i pamundur, për shkak se sezoni po shkon drejt fundit.

Dy opsionet më të mundshme për Pogba janë Major League Soccer (MLS) në SHBA dhe Arabia Saudite. Në SHBA, Pogba mund të bashkohet me Inter Miami, ku tashmë luajnë yje si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets.

Related posts

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

Liverpool ofron 45 milionë euro për portierin e kombëtares britanike

Q.Autor

“TË VAZHDOJMË TË FITOJMË”/ Bernardeschi bën ndryshimin e madh: Ja pse e bëra këtë zgjedhje

Delo.autor

Leave a Comment