Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ Caktohet data kur do zhvillohet Barcelona-Osasuna

Federata spanjolle ka vendosur për datën e ndeshjes së planifikuar mes Barcelonës dhe Osasunas, e planifikuar fillimisht për 8 mars, por e shtyrë për shkak të vdekjes së mjekut të ekipit katalanas, Carles Minarro. Federata ka caktuar datën 27 mars si ditën në të cilën duhet të luhet ndeshja, ndërsa orari do të vendoset nga La Liga.

Ky vendim nuk i pëlqen asnjërit klub, me të dy skuadrat që do të apelojnë menjëherë brenda afatit të caktuar prej 48 orësh. Arsyeja është se do të ketë shumë lojtarë ende të impenjuar me kombëtaret e tyre, ndërsa Osasuna,sipas kalendarit, duhet të luajë më 28 mars kundër Bilbaos në San Mamés.

Related posts

ZBULON NJË HISTORI TË PADËGJUAR MË PARË/ Tregon ish-presidenti i Barcelonës: Interi ofroi 250 milionë euro për…

Delo.autor

Bayern në avantazh ndaj Dortmund, Boateng shënon supergol (VIDEO)

Q.Autor

“NUK KAM NDONJË GJË PERSONALE ME ASKËN”/ Presidenti Duka: Shakohoxha? Kam përballë një komentator…

Delo.autor

Leave a Comment