Futboll Sport

PLANI PËIN E JUVENTUSIT/ ‘Zonja’ e ka gati pasuesin e Igor Tudor

Igor Tudor nuk është një zgjidhje afatgjatë për Juventusin. “Zonja e Vjetër” shkarkoi trajnerin Thiago Motta për rezultate jo të mira dhe në vendin e tij zgjodhi ish-mbrojtësin bardhezi, me kroatin që ka kontratë deri në fundin e sezonit.

Por në Itali janë të sigurt se drejtori Cristiano Giuntoli e ka gjetur trajnerin për edicionin e ri dhe ai është Antonio Conte. Nëse diçka e tillë do realizohej, atëherë ky po që do ishte një rikthim me peshë dhe një projekt që ka dëshmuar në të shkuarën se është i suksesshëm.

Ndërkohë, epoka e Tudor tashmë ka filluar, shtatë sezone bardhezi si futbollist dhe një si ndihmës trajner i Andrea Pirlos në 2020-21: vizita mjekësore në JMedical dhe stërvitja e parë në mëngjes dhe pasdite.

Kroati mbërriti në Torino mbrëmjen e së dielës dhe arriti në qendrën sportive Continassa për një kontakt të parë me drejtuesit e Juventusit.

“Igor është sigurisht i kënaqu”, tha Anthony Seric, agjenti i Tudor. Ai pranoi një kontratë deri në fund të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube, me vlerë 500 mijë euro neto plus bonuse të lidhura edhe me ecurinë e tij në kompeticionin në Shtetet e Bashkuara.

Në rast kualifikimi në Champions League, Tudor do të ketë një rinovim automatik deri më 30 qershor 2026 me pagë të dyfishuar, por me mundësi të njëanshme që klubi të tërhiqet nga kontrata deri në fund të korrikut 2025.

Related posts

CHELSEA I PRERË/ Pretendon minimumi 80 milionë paund për kartonin e sulmuesit

F.autor

PARTIZANI I DAJËS/ Bardhi dhe Idrizaj më të aktivizuarit. Shënojnë të gjithë sulmuesit

Delo.autor

JUVENTUS KËRKON NJË LOJTAR ME PARAMETRA ZERO/ Paratici synon të transferojë mbrojtësin e PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment