Futboll Sport

BOTËRORI 2026/ Zelanda e Re skuadra e pestë e kualifikuar në fazën finale

Pas Japonisë, edhe Zelanda e Re ka marrë një biletë për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit 2026. Eventi prestigjoz do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa tre vendet organizatore e kanë tanimë një biletë. Kështu numri i kombëtareve që deri tani janë kualifikuar shkon në pesë.

Zelanda e Re u kualifikua pasi mposhti Kaledoninë e Re 3-0 (0-0 në pjesën e parë) në finalen e zonës së Oqeanisë në Auckland. Zelanda e Re do të marrë pjesë në Botërorin e tyre të tretë pas vitit 1982 (tre humbje) dhe 2010 (tre barazime).

Kupa e Botës 2026 do të organizohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe në të do jenë 48 skuadra që do kërkojnë trofeun.

Related posts

Plas te Gjermania/ Federata duhet të largojë Özil dhe Gundogan

Sadik.Autor

“AGNELLI TRADHTOI 200 EKIPE”/ Ish-trajneri i Realit: U shfaq si shpëtimtari i futbollit. Lufta është fituar nga tifozët anglezë

Delo.autor

TOTTENHAM-ARSENAL/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Kane

Delo.autor

Leave a Comment