Futboll Sport

SHKËLQEU NË LA LIGA/ Ish-sulmuesi malazez ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Andrija Delibasic nuk ia doli të fitonte betejën më të rëndësishme në jetë, duke mbyllur sytë në moshën 43-vjeçare. Ish-sulmuesi nga Mali i Zi prej vitesh vuante nga tumori në tru dhe këtë të mërkurë ndërroi jetë në vendlindje.

Delibasic ka zhvilluar një karrierë të pasur në Spanjë, teksa ka mbajtur veshur fanellat e Mallorcas, Rayo Vallecanos, Real Sociedadit, ndër të tjera, si dhe Partizanit të Beogradit, AEK-ut, Benficas, Bragas dhe kombëtares malazeze me të cilën shënoi 6 gola në 21 paraqitje.

Përpara se të zbulonte sëmundjen, Delibasic ishte fokusuar në karrierën si trajner, duke e braktisur për t’u përballur me sëmundjen.

Related posts

Joakim Lowe, favorit për të zëvendësuar Wenger

Q.Autor

E BUJSHME/ Mayweather nuk kënaqet me pak, pas Khabib synon duelin e dytë me…

Isa.Autor

PRANVERA NUK VJEN ME NJË LULE/ Mesfusha vuan, Chiesa-De Ligt të pazëvendësueshëm. Ja situata tek Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment