Futboll Sport

E KONFIRMON Duka: Finalen e Superligës e gjykon Marciniak, të shohim rezultatet e ‘Final 4’

Pas shortit të gjysmëfinaleve të “Final 4”, për mediet foli edhe Armand Duka. Kreu i FSHF-së konfirmoi se finalen e 12 majit do e gjykojë polaku Szymon Marciniak i cili për momentin është një nga më të mirët në botë. Duka foli edhe për skemën e Superligës, ndërsa pritet që të ketë një vendim në fundin e sezonit nëse fituesi do mësohet për vitin e tretë radhazi me “Final 4” apo do ndryshojë.

“Në fakt në finale dalin stafet dhe futbollistët, presidentët kontribuojnë goxha. Kjo skemë është e disktutuar, për atë që kritikohet akoma më e bukur. Asnjë nuk e di kush mund të dalë. Ne duhet ta shijojmë ‘Final 4’, duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër.

Gjyqtar i huaj? Kjo diskutohet, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Gjykimi në Shqipëri është në nivel dhe përgjigjet. Në ‘Final 4’ do gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Ai që do gjykojë të parën, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Ne kemi zgjedhur një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Szymon Marciniak, për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, tha presidenti Duka.

Related posts

NDESHJA NDAJ LEGIAS NË EUROPA LEAGUE/ Kampionët e Dritës marrin përgjigjet e tamponëve

Delo.autor

TIRANA PREK FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ “Bardheblutë” nuk falin ndaj Bylis kur e marrin seriozisht

Delo.autor

Pjesa e parë/ Skënderbeu në rënie të lirë, e ‘kafshon’ edhe Lushnja

Sadik.Autor

Leave a Comment