Futboll Sport

HAP FALS NË GARËN PËR TITULL/ Reali bie në shtëpi, e mund Valencia

Real Madrid gabon në shtëpi, teksa u mund 1-2 nga Valencia. Vinicius dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 13-të. Kur nuk shënon e pëson, me ekipin nga Valencia që “tundi rrjetën” me Diakhaby.

Pjesa e dytë nisi mirë për Los Blancos që vendosën ekuilibrat me Vinicius. Ekipi i Carlos Corberan befasoi Realin me golin e Duros, duke marrë kështu 3 pikë.
Real Madrid hedh një hap fals në garën për titull, teksa për momentin ka 63 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona kryesuese, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet.

Related posts

FLAMURTARI-SKËNDERBEU/ Vlonjatët synojnë tre pikët e para në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HISTORI E VEÇANTË/ “Alkoolisti” Gosens, ylli i ri i “Euro2020”. Tani edhe Angela Merkel krenohet me të

Delo.autor

“DARDANËT” ME SYTË NGA TRANSFERTA SLLOVENE/ Kosova synon Botërorin

F.autor

Leave a Comment