Futboll Sport

NJË MUAJ MË PARË U MASHTRUAN ME PËRGJIGJET E TAMPONËVE/ Prokuroria italiane i kërkon Strakoshës të bëj testin e ADN-së

Muajin e kaluar, u zbulua se klubi i Lacios kishte tentuar të mashtronte me përgjigjet e testeve të tamponëve, në mënyrë që të kishte grupin e plotë përpara sfidës me Torinon në nëntor të vitit të kaluar.

Në këtë mashtrim dyshohej se ishte përfshirë dhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, i cili vetëm disa ditë pas ndeshjes ndaj Torinos doli pozitiv me Covid-19. Për këtë rast, Prokuroria federale italiane i ka kërkuar dy lojtarëve të Lacios, Strakoshës dhe Imobiles që të kryejnë një test ADN-je në prag të gjyqit i cili do të zhvillohet në datën 30 prill.

Ndërkohë më herët këtë test ADN-je e ka bërë dhe mesfushori tjetër Lukas Leiva , i cili është gjithashtu i përfshirë në hetime. Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal për ekipin lacial, teksa gjithçka do të zbulohet në ditët në vazhdim.

Related posts

Harrojeni De Gean apo Nojerin, kjo është pritja më e pamundur

Q.Autor

Gol në minutat e fundit/ RONALDO “çmend” tifozët e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

MOTO GP/ Hapen dyert, 100 mijë tifozë për garën e lamtumirës të “Doktor” Rossi

Delo.autor

Leave a Comment