Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Partizani më pranë finales, pret në Tiranë kampionët! Dinamo dhe Vllaznia garë të hapur

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë të mërkurën e 23 prillit dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Me fillim nga ora 19:00 në Elbasan dhe Tiranë skuadrat do diskutojnë përballjet që vlejnë një vend në finale.

Në “Elbasan Arena” Dinamo pret Vllazninë, teksa ndeshja e parë mes tyre në Shkodër është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0. Nga ana tjetër Partizani luan në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të turneut, Egnatias. “Demat e Kuq” e fituan 0-1 ndeshjen e parë në Rrogozhinë dhe futen në fushë me një avantazh, paçka se minimal.

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet gjysmëfinale të kthimit:E mërkurë, 23 prill 2025 – 19:00
Dinamo – Vllaznia (0-0)

Partizani – Egnatia (1-0)

Related posts

Rrëfehet Kylian Mbappe/ Talenti francez tregon liderin e kombëtares së “gjelave” 

Sadik.Autor

​Barcelona e rekordeve, dy vite pa u akorduar asnjë penallti kundër tyre

Q.Autor

Zbardhet kalendari i La Liga, ja kur përplasen Barcelona dhe Real Madridi

Isa.Autor

Leave a Comment