Futboll La Liga Sport

Zbardhet kalendari i La Liga, ja kur përplasen Barcelona dhe Real Madridi

Asambleja e Përgjithshme e Federatës Spanjolle të Futbollit ka miratuar të martën kalendarin e La Liga-s për sezonin 2018-2019. Shorti është hedhur përmes një sistem të ri kompjuterik. Një kalendar që është asimetrik, që do të thotë se rendi i ditëve të fazës së parë nuk do të jetë i njëjtë me atë të fazës së dytë.

Kujtojmë se sezoni i ri i La Liga-s fillon më 18 gusht. Kampionët katalanas në fuqi e nisin në “Camp Nou”, kundër Alavés, ndërsa Atletico Madrid do të jetë mysafir në “Mestalla”, duke sfiduar Valencian në ndeshjen më të mirë të javës së parë. Real Madridi pret në shtëpi Getafe.

Java e parë, kalendari

Java e fundit, kalendari

Datat e “El Clasico”

Barcelona dhe Real Madridi do të takohen për herë të parë në sezonin e ri në javën e 10-të (28 tetor), në “Camp Nou”. “Classico” e fazës së dytë do të luhet në javën e 26-të (3 mars). Derbi i Madridit mes Real dhe Atletico do të luhet në “Bernabeu”, në javën e 7-të (30 shtator) dhe kthimi në “Wanda Metropolitan”, javën e 23-të (10 shkurt).

Derbi i Katalonjës mes Barcelonës dhe Espanyol do të luhet në “Cornellà”, në javën e 15-të (9 dhjetor), ndërsa kthimi në “Camp Nou”, javën e 29-të (31 mars). Barcelona do të përfundojë kampionatin e ardhshëm në “Ipurúa”, duke u përballur me Eibarin. Real Madridi, nga ana tjetër, do ta përfundojë në “Santiago Bernabéu”, duke luajtur kundër Betis; ndërsa Atlético Madrid do të jetë duke luajtur në “Ciutat de Valencia”, kundër Levantes. Dueli më tërheqës apriori i javës së fundit të La Liga, sezonin e ardhshëm, do të jetë Sevilla-Athletic.

Këto janë ndeshjet e javës së parë të La Liga (2018-2019), e cila do të luhet më 19 gusht 2018
Athletic-Leganés
Betis-Levante
Celtic-Espanyol
Eibar-Huesca
Girona-Valladolid
Ray-Sevilla
Barcelona-Alavés
Valencia-Athletic
Real Madrid-Getafe
Villarreal-Real Sociedad

Kalendari i javës së fundit e La Liga (2018-2019), e cila do të luhet më 19 maj, është si vijon:
Alavés-Girona
Celta-Rayo Vallecano
Espanyol-Real Sociedad
Getafe-Villarreal
Huesca-Leganés
Sevilla-Athletic
Levante-Atlético Madrid
Eibar- Barcelona
Real Madrid-Betis
Valladolid- Valencia

Related posts

GUARDIOLA tregon “SEKRETIN” E JUVENTUSIT: Italianët favorit sepse ka RONALDON

Isa.Autor

ALAVES-BARCELONA/ Griezmann hesht kritikët me golin e shënuar, ja “MAGJIA”… (VIDEO)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

Leave a Comment