Futboll Sport

SERIE A/ Një makth për trajnerët, 90% nuk mbijetojnë më shumë se një vit, Gasperini rekordmen

Jeta e një trajneri është shumë e vështirë, është e lidhur me rezultatet, me presidentin, por dhe me tifozët. Të jesh trajner, mbi të gjitha në Itali, është shumë e vështirë, kjo pasi një raport i publikuar nga CIES, opservatori i futbollit, vërteton se Italia është vendi i tretë më i keq në botë për një trajner. Italia qëndron pas Ekuadorit dhe Kosta Rikës.

Raporti i CIES nxjerr në pah se vetëm Inzaghi dhe Gasperini janë të vetmit të cilët kanë qëndruar më gjatë se një vit në Serie A, Inzaghi katër dhe Gasperini nëntë, 90%  e të tjerëve nuk kanë qëndruar më shumë se një vit. Nga 5 kampionat më të rëndësishme në Evropë, Premier League është e renditura më mirë, në vendin e tretë. Në ishull, ka trajnerëve të cilët qëndrojë më shumë se tre vite në krye të një klubi.

Në vendin e parë është kampionati holandez, ku 7 nga 18 trajnerë që janë në aktivitet kanë qëndruar më shumë se një vit.

 

Një tjetër detaj shumë interesant ka të bëjë me trajnerin më jetë gjatë, ai është Frank Schmidt i Heidenheim i cili ka qëndruar në krye të ekipit gjerman për afro 18 vite. Në podium janë edhe Qurban Qurbanov i Qarabag dhe Diego Simeone i Atletico Madrid.

 

Related posts

PREDHA NGA DISTANCA/ Ronaldo nxiton, me 105 kilometra në orë drejt titullit kampion

Delo.autor

SportPaul Pogba në shitje, kush do e zëvendësojë?

Q.Autor

Merr fund dilema/ Ky SUPER lojtar largohet nga Barcelona, ja klubi i ri…

Isa.Autor

Leave a Comment