Futboll Sport

EURO U17 NË SHQIPËRI/ Kuqezinjtë humbasin ndaj Portugalisë

Në ndeshjen hapëse  të  Europianit të të rinjve që po mbahet për herë të parë në vendin tonë, Shqipëria U17  pëson disfatë 0-4 ndaj Portugalisë.

Në “Arenën Kombëtare”, nuk mund të mungonin edhe kryeministri Rama me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në pjesën e parë dominuan portugezët dhe u shpërblyen në fundin e fraksionit.

Ishte Kuintas që u koordinua mirë dhe realizoi me kokë.  Kuqezinjtë e Tedeskos provuan me forca të pakta por hasën mjaft vështirësi.

 

 

 

Portugalia dyfishoi shifrat me Miden i cili përktheu në gol një penallti, ndërsa pak më vonë shënoi edhe Kabral.  Në ndeshjet e tjera të grupit, Shqipëria sfidon Gjermaninë dhe Francën.

Related posts

ÇELËSI NGJITET NË MAJËN E BOTËS/ “Blutë” e Londrës ‘turpërojnë’ PSG-në në New York dhe shpallen kampionë të Botërorit të Klubeve

F.autor

Pallotta: Liverpool do të ketë fundin e Barcelonës

Sadik.Autor

“KEMI MBAJTUR PORTËN E PAPREKUR”/ Mbrojtësi Mustafi i kthehet tifozit: Më vjen keq që…

Delo.autor

Leave a Comment