Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Sot Tottenham – Man. United në Bilbao, përballë dy ekipet më të dobëta për një finale evropiane

Të mërkurën e 21 majit në orën 21:00 në “San Mames” të Bilbaos skuadrat e Tottenham dhe Manchester United do diskutojnë trofeun e Europa League në finalen e madhe të sezonit.

Derbi anglez në Gadishullin Iberik, me fituesin e trofeut që nga sezoni i ri do ketë një vend në Champions League. Megjithëse një finale tërësisht angleze, BBC nuk është kursyer duke e quajtur si “finalen më të dobët evropiane”.

Në sezonin e rregullt të Premier League, Manchester United ndodhet në vendin e 16-të, ndërsa në vendin e 17-të Tottenham, që kanë mbijetuar. Një trofe i tillë sot do shpëtonte fytyrën për të dyja klubet që shohin të kalojnë një nga sezonet më të dobëta në histori.

Sa i takon Tottenham, Spurs e kanë fituar këtë trofe dy herë kur quhej UEFA Cup në sezonet 1971-72 dhe 1983-84. Ndërkohë Manchester United është fitues në sezonin 2016-17.

Mungesat:

Për Spurs, trajneri Ange Postecoglou nuk do ketë të gatshëm Bergvall, Dragusin, Forster, Kinsky, Kulusevski, Maddison, Reguilon, Scarlett dhe Uerner.

Te United Amorim nuk do mbështetet te de Ligt, Lisandro Martinez dhe Obi.

Related posts

ËSHTË I “ÇMENDUR” PAS MAKINAVE/ Aubamayang transformon Ferrarin e tij super luksoz (VIDEO)

Delo.autor

“ATP FINALS”/ Tenisti Dominic Thiem mposht Djokovic dhe siguron finalen e turneut londinez

Delo.autor

ZBULOHET “KARTA CR7″/ Portugezi i bën “gol” Juves. “Zonja e Vjetër” rrezikon një super gjobë

F.autor

Leave a Comment