Futboll Sport

FORMULA 1/ Italiani Antonelli në histori, i pari në kualifikueset e Sprint për Çmimin e Madh të Miamit

MIAMI, SHBA – Italiani Andrea Kimi Antonelli merr pozicionin e parë në garën kualifikuese Sprint për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1. 18-vjeçari përfundoi një xhiro mahnitëse me kohën 1 minutë 26 sekonda e 482 të qindtat, duke lënë pas McLaren-at e Oscar Piastrit, i dyti, e të Lando Norrisit, i treti.

Max Verstappen u rendit i katërti, përpara George Russell. Ferrari i parë i Charles Leclerc u rendit i gjashti, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton. Alex Albon u rendit i teti, përpara Isack Hadjar.

Fernando Alonso mbylli dhjetëshen e parë. Këto janë pesë rreshtat e para të startit për Garën Sprint, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 sipas kohës shqiptare.Andrea Kimi Antonelli
18-vjeçari nga Bologna bëhet piloti më i ri në historinë e Formula 1 që siguron një “pole position” në Kampionatin Botëror të Formula 1, edhe nëse duhet sqaruar menjëherë se ky nuk është një rekord zyrtar, pasi është vendosur në kualifikimet e një gare Sprint dhe jo në ato të Grand Prix me distancë të plotë.

Antonelli është gjithsesi italiani i parë që udhëhoqi pistën e nisjes në një garë të Formula 1 pesëmbëdhjetë vite e gjysmë pas Giancarlo Fisichella-s, i cili mori pozicionin e parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 2009 me Force India të pajisur me një motor… Mercedes.

Related posts

CR7 DO TË QËNDROJË APO DO TË LARGOHET? Ronaldo mes dy klubeve, në fushë zbret edhe Mendez

Delo.autor

“SELMAN STËRMASI” NË KAPACITET MAKSIMAL/ Ja sa bileta janë shitur për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

NË PRAG TË STARTIT TË SUPERIORES/ Ja të gjitha lëvizjet që janë bërë deri tani në merkaton e janarit

Delo.autor

Leave a Comment