Futboll Sport

LARGIM NGA SKUADRA? Atletico “ngrin” sulmuesin: Askush nuk na ka kontaktuar

“Dush i ftohtë” për Angel Correa. Pas lamtumirës emocionale dhe postimit në rrjetet sociale që lajmëronte largimin e tij nga Atletico, vetë klubi madrilen u kujtoi të gjithëve se sulmuesi argjentinas ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 dhe se për këtë arsye do të duhet të arrihet një marrëveshje përpara se të fillojë një eksperiencë e re.

“Duke pasur parasysh dyshimet e ngritura në fund të ndeshjes së djeshme kundër Real Betis në Riyadh Air Metropolitano, klubi dëshiron të sqarojë se Ángel Correa aktualisht ka një kontratë me Atlético de Madrid deri më 30 qershor 2026. Asnjë klub nuk ka kontaktuar klubin tonë për të hapur negociatat për një transferim të mundshëm të sulmuesit” – shkruan Atletico Madrid.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Bayern Munich bën gati çekun për të “rrëmbyer” mbrojtësin…

Delo.autor

Arsenal dhe Liverpool në ‘gjurmët’ e Lemar, vjen vendimi përfundimtar nga Monaco

Q.Autor

16 GOLA NË 28 NDESHJE/ Tottenham ofron 45 milionë euro për kolumbianin. Brenda 48 orëve vjen përgjigja (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment