Futboll Sport

“AVULLON”/ Reali, 3 largime BIG në merkaton e verës

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë në shtëpinë e Realit të Madridit.

Largimi i Cristiano Ronaldos dhe forma e dobët në këtë sezon ka revoltuar jashtë mase presidentin e madrilenëve, Florentino Perez, i cili është i gatshëm për t’i treguar derën edhe 3 yjeve “Merengues”. I pari është spanjolli Marco Asensio, me sulmuesin që nuk shihet si një alternativë për teknikun Santiago Solari.

Pas tij renditet ylli uellsian, Gareth Bale, me “Mister 100 milionë” që nuk po gjen formën e duhur në “Santiago Bernabeu”. Befasia, sipas “AS”, është emri i gjermanit Toni Kroos. 29 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin madrilen dhe largimi shihet si alternativë potenciale për të.

Me largimet e tyre, Reali pritet të hidhet në sulm për Eden Hazard, si dhe ndonjë emër alternativ të Realit të Madridit.

Related posts

Canelo Alvarez kërcënon Golovkin: Po vij për të të treguar vendin

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Ndërpritet ndeshja për 3 minuta, ka kërcënim për pezullim të sfidës. Ja shkaku…

Delo.autor

MIQËSORE/ Një gol me mbrojtjen në gjumë, “Gladiatori” Gjasula mund rivalët e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment