Futboll Sport

SURPRIZË ME DEMBELE/ PSG dhe Arsenal publikojnë formacionet zyrtare në Champions

PSG dhe Arsenal do të luajnë fatet e tyre nga ora 21:00. Të dyja skuadrat do kërkojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve.

 

Takimi i parë mes tyre është fituar nga PSG. Parizienët triumfuan 0 me 1 në transfertë dhe luajnë për dy rezultate në shtëpi.

 

Luis Enrike dhe Mikel Arteta kanë ndarë mendjen për titullarët në “Parc des Princes”. Surpriza e madhe është mungesa e Dembele.

Sulmuesi francez është i gatshëm në stol për PSG-në. Gjithçka është në balancë mes PSG-së dhe Arsenalit, që numërojnë nga një fitore secila më parë dhe dy ndeshje të mbyllura me barazim.

FORMACIONET ZYRTAR

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Paço, Nuno Mendesh, Zhoao Neves, Vitinja, Fabian Ruiz, Barkola, Due, Kvaratskelia

Trajner: Luis Enrike

Arsenal: Raja; Ljuis-Skelli, Kivior, Saliba, Timber, Odegard, Parti, Rajs, Martineli, Merino, Saka

Trajner: Mikel Arteta

Screenshot 2025-05-07 194933

Related posts

NË KATALUNJË VAZHDOJNË PROTESTAT/ Barcelona refuzon të luajë në Madrid, “El Clasico” mund të…

Delo.autor

DËSHTOI NË SPANJË/ Ylli i Valencias rikthehet në Premier League tek…

Delo.autor

NJË “MUR” NË MBROJTJE/ Barcelona kërkon të “blindojë” Samuel Umtitin…

Isa.Autor

Leave a Comment