Futboll Sport

MURINJO DËSHIRON SULMUESIN SHQIPTAR/ Por Beshiktash nxjerr 5 milionë euro për të

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahçe i Murinjos. Beshiktashi e ka në listën e dëshirave dhe bisedimet zyrtare kanë filluar siç tregon “Trhaber”.

Për t’u futur në trativa me Majorkën oferta e parë do të jetë rreth 5 milionë euro. Muriqi ka edhe dy vite të mbetura kontratë me klubin spanjoll, ndërsa kërkon largimin. Fenerbahçe e ka kërkuar më parë me Murinjon si trajner.

Turqia është vend i njohur për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Më parë shpërthen pikërisht te Fenerbahçe, që kartonin e tij e shiste për 21 milionë euro te Lacio.

Muriqi do të gjente ambient familjar te Beshiktash. Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë po ashtu pjesë e klubit turk, që përgatitet për Europën.

muriqi

Related posts

BARAZIMI NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ndeshja e vërtetë luhet në tribunë, tifozët i vënë flakën… (VIDEO)

Delo.autor

Eden Hazard për ‘Top të Artë’, ja rekordi që ka barazuar kundër Brazilit

Isa.Autor

Leave a Comment