Futboll Sport

SURPRIZA TE KOMBËTARJA/ Silvinjo dërgon në tribunë mesfushorin e Seria A, ndaj Serbisë do mungojnë edhe…

Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë të sakrifikuarit e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë. “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka vendosur të dërgojë në tribunë këto katër lojtarë, pasi lista e mëparshme ishte me 27 emra.

Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale i sheh jashtë saj. Surprizë mund të quhet mungesa e Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër. Dajsinani, që ishte një risi nga Silvinjo, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e Silvinjos.

Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë. Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar. Ndeshja delikate nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Related posts

TELENOVELA “PLESHTI”/ Tani do të flasë Messi, qëndron apo jo te Barcelona?

Delo.autor

PASI KREU VIZITAT MJEKËSORE/ Ja fjalët që priti Dybala nga tifozët e Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Dita: Formacionin e vendos trajneri, unë jam gjithmonë gati

Sadik.Autor

Leave a Comment