Victor Osimhen dhe Dusan Vlahovic janë dy “bomberat” më të kërkuar në këtë merkato vere, kjo edhe për faktin se dy ekipet e tyre, Napoli dhe Juventus nuk i shohin si pjesë të projektit për të ardhmen. Sulmuesi nigerian rikthehet te Napoli, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, por nuk pritet të qëndrojë gjatë pasi Conte ka të tjerë plane. De Laurentiis ka fiksuar prej kohësh vlerën e tij të kartonit, 75 milionë euro, mbetet vetëm në pritje të ofertës së duhur.
Nga Arabia Saudite janë të gatshëm të investojnë për nigerianin, me Al Hilal që e pret krahëhapur, por së fundmi në skenë ka dalë edhe ekipi i Liverpool. Të kuqtë kanë shfaqur interesim për Osimhen, por nuk dëshirojnë të paguajnë kesh, i kanë vendosur Napolit në tavolinë kartonin e dytë lojtarëve, Nunez dhe Federico Chiesa. Kjo ofertë ka tundur jo pak trajnerin Conte, ndërsa De Laurentiis preferon më mirë para kesh.
Vet lojtari i pyetur mbi këtë temë, pranoi se ka shumë ekipe që kërkojnë shërbimet e tij: “Ka shumë klube që më dëshirojnë, por në këto momente janë i përqëndruar te pushimet, të argëtohem, u shpreh Osimhen.
E pa qartë mbetet edhe e ardhmja e Dusan Vlahovic. E vetmja gjë e sigurt është se Juve nuk e dëshiron pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër po negociojnë me PSG për të mbajtur Kolo Muanin, ndërsa po flirtojnë edhe më sulmues të tjerë si Osimhen dhe Gyokeres.
